×
  • Sport
  • Sport

    Hysaj do largohet, Napoli gjen pasuesin e tij

    Reporteri
    17 Prill 2019 | 11:58

    Elseid Hysaj nuk e ka bindur Ancelottin dhe largimi i tij nga Napoli është i sigurt.


    Madje, sipas “Sport Mediaset”, Napoli ka gjetur zëvendësuesin e mbrojtësit shqiptar. Ai është Stefan Lainer i Salzburg.

    Drejtuesit e klubit napolitan e kanë ndjekur 27-vjeçarin austriak, i cili edhe vetë e ka pohua se dëshiron të transferohet te nënkampionët e Serie A.

    “Kur dëgjova se Napoli ishte interesuar për mua dhe kishte bërë një propozim konkret për të më marrë, ndjeva nderim. Po flasim për një nga klubet më të mëdha në Evropë. Emri i klubit është i mjaftueshëm, por shansi për të luajtur për Ancelottin më nxiti shumë. Shkurtimisht, po flasim për një nga trajnerët më të suksesshëm në historinë e futbollit. Tani jam i përqendruar vetëm në Salzburg”, deklaroi mbrojtësi.

    Kësisoj, Elseid Hysaj do të ketë sezonin e fundit te Napoli, teksa e ardhmja e tij pritet që të jetë tek Interi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!