Hoffenheimi është duke fituar aktualisht me rezultat 3-0 në udhëtim ndaj Heidenheimit në kuadër të javës së 25-të në elitën e futbollit gjerman.
Mysafirët epërsinë e morën në minutën e 26-të përmes Alexander Prass i cili realizoi për 1-0 pas asistimit nga ylli kosovar Fisnik Asllani.
Ishte pikërisht Prass ai i cili realizoi edhe në minutat shtesë të pjesës së parë për rezultatin 2-0.
Paraqitjen fantastike deri më tani ndaj këtij ekipi, Asllani e kurorëzoi edhe me gol.
Sulmuesi dardan ia doli të shënojë për rezultatin 3-0 në minutën e 490-të të ndeshjes, duke mbyllur praktikisht çështjen e fituesit.
Për Asllanin ky ishte goli i tij i tetë këtë edicion në Bundesliga, teksa ka edhe pesë asistime.
THAT ASSIST FROM FISNIK ASLLANI 🥶
https://t.co/sSIi39Fswj— Kosovo Football 🇽🇰 (@kosovarfootball) March 7, 2026
Reklamë
