×
  • Sport
  • Sport

    I mbijetoi tragjedisë së Chapecoenses, 3 vite më vonë vdes në fushën e futbollit

    Reporteri
    27 Mars 2019 | 10:47

    Gazetari brazilian Rafael Henzel, ishte mes të mbijetuarve në vitin 2016, pas tragjedisë së Chapecoenses ku avioni i ekipit u rrëzua, e për pasojë mbetën të vdekur pothuajse të gjithë pjesëtarët.

    Por, ditën e djeshme, nga Brazili raportohet se gazetari 45-vjeçar, kishte rënë pa ndjenja në tokë, si pasojë e një ataku në zemër, teksa luante futboll me miqtë e tij në një fushë të vogël.

    Rafael Henzel është shoqëruar menjëherë drejt spitalit, por për fat të keq, pa arritur të shpëtojë kësaj here.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!