×
  • Sport
  • Sport

    Ibra vazhdon me deklaratat tallëse, kësaj radhe MLS ‘gjunjëzohet’ nga suedezi

    Reporteri
    21 Prill 2019 | 12:30

    Zlatan Ibrahimovic njihet si një ndër lojtarët më të mirë të futbollit por në të njejtën kohë edhe si lojtari më qesharak.


    Ai njihet për deklaratat e tij me gazetarë që shpeshherë nga dikush cilësohen si skandaloze e nga dikush tjetër si qesharake, shkruan Reporteri.net

    Së fundi, në një intervistë të shkurtë për gazetarët amerikan të Ligës së Futbollit MLS, ai ka kritikuar gjyqtarët dhe sistemin VAR.

    Por, kësaj radhe objekt talljeje ai ka bërë Ligën MLS.

    “Nuk dua të jem shumë kritikues, sepse ndoshta MLS do të më ndëshkoj mua, por unë jam MLS, kështu që mos u brengosni për këtë”, ka thënë Ibra me ç’rast kanë shpërthyer të qeshurat e intervistuesve.

    https://www.facebook.com/official433/videos/597455647441592/

    Kujtojmë që Ibrahimovic është duke e vazhduar karrierën në skuadrën e LA Galaxy, atje ku po shkëlqen dhe po tregon se është shumë i madh për atë ligë të futbollit./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!