×
  • Sport
  • Sport

    Interi gjen zëvendësuesin e Icardit, kushton 60 milion euro

    Reporteri
    16 Prill 2019 | 8:48

    Ndonëse Marotta nuk e pranoi drejtpërdrejt, duket se e ardhmja e Mauro Icardit do të jetë larg Interit dhe sulmuesi argjentinas po bën gati valixhet për t’u larguar në verë.


    Nga ana tjetër, drejtuesit zikaltër vijojnë punën për të gjetur një zëvendësues të denjë të tij dhe sipas “France Football”, në krye të listës ka kaluar Nicolas Pepe.

    Sulmuesi 24-vjeçar nga Bregu i Fildishtë, luan për skuadrën e Lille dhe po shkëlqen këtë sezon, teksa ka shënuar 32 gola, në 68 ndeshje me francezët.

    Po sipas prestigjiozes franceze, zikaltrit janë gati të ofrojnë 60 milionë euro, për të djegur konkurrencën dhe për të bindur sulmuesin të transferohet në Milano.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!