Curtis Jones do të vazhdojë karrierën te Inter, pasi klubi zikaltër ka arritur marrëveshjen me Liverpoolin.
Mesfushori anglez, i lindur në vitin 2001, ishte një kërkesë e trajnerit Cristian Chivu për të përforcuar repartin e mesfushës. Interi ka arritur një marrëveshje verbale me Liverpoolin për një shumë prej 35 milionë eurosh.
Pavarësisht se kontrata e Jones me klubin anglez skadon në vitin 2027, Liverpool nuk ka pranuar të ulë kërkesën financiare. Nga ana tjetër, nuk ka pasur probleme në negociatat mes Interit dhe vetë lojtarit, pasi kontrata personale është përgatitur tashmë.
Jones pritet të udhëtojë drejt Milanos sapo të përfundojnë procedurat administrative. Më pas, mesfushori do të kryejë hapat e fundit për të firmosur kontratën me Interin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.




