×
  • Sport
  • Sport

    Ish-trajneri i Milanit në negociata me Kombëtaren e Shqipërisë

    Reporteri
    06 Prill 2019 | 14:52

    Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka ka udhëtuar drejt Italisë për të vijuar negocimin për trajnerin e ardhshëm të kombëtares shqiptare të futbollit.


    Sipas burimeve të “Top Channel” kreu i federatës është takuar sot për të drekuar me ish-trajnerin e Milanit, Alberto Zaccheroni, i cili më parë ka drejtuar edhe përfaqësuesen e Japonisë.

    Ende nuk dihet nëse ka një marrëveshje në lidhje me termat financiar mes trajnerit dhe federatës, gjithsesi plani është që nëse arrihet akordi mes dy palëve të firmoset kontratë 1-vjeçare me opsion rinovimi edhe për një vit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!