×
  • Sport
  • Sport

    Juventus humb apelin për titullin e sezonit 2005-06

    Reporteri
    06 Maj 2019 | 21:35

    Juventusi ka humbur apelin për t’ia hequr Interit titullin e kampionit të Serisë A në sezonin 2005-06 pas skandalit të njohur si “Calciopoli”.


    “Zonjës së Vjetër” i ishin marrë dy tituj në verën e vitit 2006, me atë të sezonit 2004-05 që u la pa kampion, e me sezonin 2005-06 që iu dha Interit.

    Interi ishte i treti me pas Juves e Milanit, por me heqjen e pikëve të dy rivalëve, mbeti në vend të parë duke fituar titullin.

    Juve kishte apeluar ndaj vendimit të Federatës dhe Interit, por Komitetit Olimpik Italian ka vendosur të hënën se apeli ishte i papranueshëm.

    “Zonja e Vjetër” kishte apeluar edhe më 2011, por ishte refuzuar edhe atë kohë.

    Juve vazhdon t’i llogarisë titujt e këtyre dy sezoneve në historinë e vet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!