×
  • Sport
  • Sport

    Juventus – Milan, befasi në formacionet zyrtare për Derbin e Italisë

    Reporteri
    06 Prill 2019 | 17:28

    Juventus dhe Milan sot luajnë derbin kryesor të javës në Serien A të Italisë.


    Para pak minutave ekipet kanë publikuar formacionet zyrtare ku nuk kanë munguar surprizat në formacionet e gjigantëve italian, shkruan Reporteri.net

    Juventus ka lënë jashtë formacionet startues shumë yje si: Pjanic, Chiellini, Cancelo e Matuidi. Duhet cekur që për shkak të lëndimeve mungojnë edhe Ronaldo, Costa, Cuadrado, Perin e Barzagli.

    Ndërsa në anën tjetër, Milan përballet me mungesa të mëdha ndaj Juves siç janë: Paqueta, Donnarumma, Conti e Bonaventura.

    Juventus starton me:
    Szczesny; Bonucci, de Sciglio, Rugani; Spinazola, Bernandeschi, Can, Bentancur, Sandro; Dybala, Mandzukic.

    Milan starton me:
    Reina; Calabria, Musacchio, Romagnoli, Rodriguez; Kessie, Bakayoko, Calhanoglu; Suso, Piatek, Borini.
    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!