×
  • Sport
  • Sport

    Juventusi do të nënshkruaj me ‘Ronaldon e ri’, kjo është arsyeja

    Reporteri
    15 Prill 2019 | 15:59

    Joao Felix është gati të largohet nga Benfica në fund të sezonit pasi që siç është raportuar, Juventusi do të arrijë marrëveshje me agjentin e lojtarit.


    Sulmuesi i ri 19-vjeçar, i cili po cilësohet si Cristiano Ronaldo i ardhshëm, ka shkëlqyer me ekipin e tij këtë sezon, shkruan Reporteri.net

    Sipas së përditshmes Diario AS, drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici do të takohet me agjentin e Felix, Jorge Medes, të martën me shpresën që do të arrijnë një marrëveshje për lojtarin.

    Një transferim i tij është i mundshëm, duke ia shtuar këtu faktin se agjenti i lojtarit është njëkohësisht edhe agjent i Cristiano Ronaldos.

    Mendes ka punuar për së afërmi me “Zonjën e Vjetër” verën e kaluar rreth lojtarëve me profil të lartë si Ronaldo e Cancelo të cilët i transferuan brenda një afati kalimtar.

    Joao Felix ka një klauzolë të lirimit rreth 120 milionë euro por duke parë mardhëniet fantastike ndërmjet menagjerit të tij dhe klubit të Juventusit atëherë shumë lehtë mund të ndodhë që të zbritet shuma e kërkuar nga klubi i Benficas./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!