×
  • Sport
  • Sport

    Juventusi merr lajme të mira para ndeshjes me Ajaxin

    Reporteri
    03 Prill 2019 | 18:01

    Juventusi ka marrur lajme të mira para ndeshjes çerekfinale në kuadër të Champions League, që “Zonja e Vjetër” e zhvillon ndaj Ajaxit.


    Cristiano Ronaldo ka arritur të rikuperohet me kohë nga lëndimi që e pësoi me Kombëtaren e tij ndaj Kombëtares së Serbisë, shkruan Reporteri.net

    Portugezi ka arritur që përpara kohës së paraparë të rikthehet gjë që ka befasuar të gjithë por jo edhe vet Cristianon pasi ai kishte thënë ditë më parë se do t’ia dilte të rikuperohej me kohë pasi që vetëm ai e njeh trupin e tij më së miri.

    Juventusi takohet me Milanon të shtunën në kuadër të Serie A, me Ronaldon që mund të luaj por me shumë gjasa do të ruhet në mënyrë që të shmanget keqësimi i lëndimit. Por, portugezi pritet të filloj nga minuta e parë në Amsterdam./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!