×
  • Sport
  • Sport

    Juventusi përmbys gjithçka ndaj Milanit

    Reporteri
    06 Prill 2019 | 19:56

    Juventusi ka arritur të kalojë në epërsi me rezultat 2:1 në ndeshjen kundër Milanit. Ndeshja sapo ka përfunduar në stadiumin “Allianz”, në kuadër të xhiros së 31-të të Serisë A.


    Në minutën e 84-të të ndeshjes, Moise Kean e përmbysi rezultatin në këtë ndeshje, duke shënuar gol pas një pasimi të Miralem Pjanicit.

    Ndryshe, Milani kishte kaluar në epërsi në minutën e 38-të të ndeshjes. Krzysztof Piatek e shënoi golin e parë të ndeshjes.

    Pastaj, Juventusi barazoi rezultatin në minutën e 59-të të ndeshjes. Paulo Dybala u tregua i saktë nga pika e penalltisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!