Luciano Spalletti do të mbetet në krye të Juventusit edhe për dy vjet.
Klubi ka njoftuar të premten që ka vazhduar kontratën me trajnerin Spalletti deri më 30 qershor të vitit 2028.
“Jemi të lumtur që kemi vazhduar kontratën me Spallettin edhe për dy vjet të tjera”, ka thënë Damien Comolli, shefi ekzekutiv i Juventusit.
Në njoftimin e klubit thuhet se Spalleti ka pasur ndikim pozitiv tek lojtarët.
“Prej se Spalletti i është bashkuar familjes sonë të shkëlqyer në Juventus, ai menjëherë ka pasur ndikim pozitiv te lojtarët, në gjithë klubin dhe në gjithë komunitetin. Ishte menjëherë e qartë për të gjithë që Luciano është personi i duhur për ta udhëhequr ekipin në rrugën e rritjes. Stili i tij ambicioz i lojës reflekton pritjet e klubit tonë dhe të tifozëve. Vlerat e tij prezantojnë identitetin tonë. Rrjedhimisht kemi vendosur të vazhdojmë së bashku përtej marrëveshjes që kishim më parë”, ka shtuar Comolli.
Spalletti është prej emrave më të njohur të futbollit italian. Ai e drejtori Italinë prej vitit 2023 e deri në vitin 2025, ndërsa drejtimin e Juventusit e mori më 30 tetor të vitit të kaluar.