Vedat Muriqi ishte një nga protagonistët kryesorë të kualifikimit të Fenerbahçes në Ligën e Kampionëve, duke realizuar gol në fitoren 2:1 ndaj Lyonit.
Fenerbahçe siguroi kualifikimin me rezultat të përgjithshëm 3:2, duke u rikthyer në Ligën e Kampionëve pas 17 sezonesh.
Por një detaj interesant është zbuluar pas ndeshjes.
Kamerat kanë kapur Muriqin duke biseduar me Oğuz Aydın para fillimit të takimit dhe duke i treguar mënyrën se si dëshironte t’i vinte topi në zonë.
Dhe pikërisht kjo ndodhi në minutën e 24-të. Aydın harkoi në zonë, Muriqi goditi fillimisht me kokë, portieri e priti tentimin e tij, por sulmuesi kosovar reagoi menjëherë dhe e dërgoi topin në rrjetë.
Një skemë e diskutuar para ndeshjes u shndërrua kështu në një nga golat më të rëndësishëm të Fenerbahçes në vitet e fundit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.




