Është duke u zhvilluar ndeshja mes Kanadasë dhe Bosnje e Hercegovinës në kuadër të Botërorit, me pjesën e parë që ka nisur me tempo të shpejtë nga të dyja skuadrat.
Që në minutën e parë, ekipi kanadez ka hyrë fuqishëm në lojë duke fituar një goditje këndi menjëherë pas fillimit të sfidës (0’).
Në minutën e 3’, Bosnja ka reaguar me një aksion të rrezikshëm, ku Memic provoi nga brenda zonës, por goditja e tij përfundoi mbi traversë.
Ndeshja ka startuar zyrtarisht në orën 20:57, ndërsa formacionet zyrtare të dy ekipeve janë si më poshtë:
Kanada: Crepeau, Johnston, De Fougerolles, Cornelius, Laryea, Eustaquio, Kone, Millar, Buchanan, Oluwaseyi, David.
Bosnje e Hercegovina: Vasilj, Muharemovic, Kolasinac, Dedic, Katic, Tahirovic, Basic, Memic, Demirovic, Bajrakteravic, Lukic.