Po zhvillohet ndeshja mes Kanadasë dhe Bosnje e Hercegovinës në kuadër të Botërorit, ku pjesa e parë është mbyllur me avantazhin e boshnjakëve 0-1.
Kanadaja e nisi sfidën me presion të lartë dhe fitoi një goditje këndi që në minutën e parë, por pa arritur të konkretizojë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Bosnja u kundërpërgjigj shpejt, ku në minutën e 3’ Memic provoi nga brenda zonës, por goditja e tij shkoi mbi traversë.
Në minutën e 10’, Johnston i Kanadasë u ndëshkua me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të fortë në mesfushë.
Kanadaja humbi një rast të artë në minutën e 16’, kur David dështoi përballë portierit në një situatë të pastër shënimi.
Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 21’, kur Lukic shfrytëzoi një krosim nga goditja e këndit dhe me goditje me kokë kaloi Bosnjën në avantazh 0-1.
Deri në minutën e 29’, Kanadaja është përpjekur të reagojë në kërkim të barazimit, por pa krijuar raste të rrezikshme.
Pjesa e parë është mbyllur me epërsinë minimale të Bosnje e Hercegovinës, ndërsa pritet një pjesë e dytë më intensive.