×
  • Sport
  • Sport

    Karateistët kosovarë rrëmbejnë tetë medalje në Turqi

    Reporteri
    07 Prill 2019 | 19:13

    Tetë medalje është bilanci i ekipit tonë të karatesë nga kampionati mesdhetar, që u mbajt të shtunën dhe të dielën në Antalia të Turqisë, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), shkruan Reporteri.net.


    Rigon Baruti fitoi medaljen e artë për kadet, kategoria deri në 57 kilogram.

    Në këtë gruomoshë, të bronztën e fituan Elton Musliu dhe Melos Gashi, kategoria +70 kilogramë.

    Në grupmoshën e juniorëve, Betim Maliqi fitoi medaljen e argjendtë (-68 kg), ndërsa Endrit Shaqiri të bronztën (+76 kg).

    Në grupmoshën U21, Bunjamin Shabani fitoi të argjendtën në kategorinë deri në 75 kilogramë, ndërsa Albulena Gërvalla (-55 kg) dhe Donita Elshani, fituan të bronztën në (-68 kg).

    Ekipi i karatesë u paraqit me 23 garues.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!