×
  • Sport
  • Sport

    Kë favorizojnë bastoret si fitues në ndeshjen Kosovë – Bullgari

    Reporteri
    25 Mars 2019 | 12:59

    Kosova sonte në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, e fillon garën për kualifikim në Europianin 2020.


    Kjo ndeshje që do të regjistrohet si e para në historinë e përfaqësueses së Kosovës, në këtë lloj gare, do të zhvillohet kundër Bullgarisë, përfaqësuese e cila ka një traditë në ngjarje të tilla të futbollit ndërkombëtar.

    Pavarësisht se Bullgaria është përfaqësuese e cila përveç që ka arritur të jetë pjesëmarrëse edhe në një kampionat botëror të futbollit, Kosova në këtë ndeshje, po cilësohet si favorite nga bastoret, shkruan reporteri.net.

    Bullgaria e cila në vitin 1994 ishte gjysëmfinaliste e Kampionatit Botëror në Futboll, sot në Prishtinë do të përballet me një përfaqësuese të re, por të cilën bastoret e llogarisin si favorit.

    Sipas bastoreve, Kosova ka kuotë 2.45, ndërsa Bullgaria e cila wshtë edhe katër herë fituese e Kupës Ballkanike, ka kuotë 3.40.

    Përveç Kosovës dhe Bullgarisë, në grup të njejtë janë edhe përfaqëseset e Anglisë, Malit të Zi dhe Republikës Çeke.

    Kosova nëse nuk arrinë që të kualifikohet në Europianin 2020 përmes kësaj gare kualifikuese, ka edhe një mundësi tjetër, atë të Ligës së Kombeve, ku është renditur e para në grupin e saj.

    Kosova, kualifikimin përmes Ligës së Kombeve do të duhet ta kërkojë duke e mposhtur fillimisht shtetin fqinj Maqedoninë e Veriut. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!