Werder Bremen arriti fitore të rëndësishme ndaj Mainz me rezultat 3-1.


Në këtë fitore padyshim kontribuesi më i madh ishte Milot Rashica, që shënoi një gol dhe një asist.

Ylli kosovar në anën tjetër theu rekord, duke shënuar në tre ndeshje rradhazi në Bundesligë ndaj Schalkes, Leverkusen dhe Mainz.

Reklamë

Për këtë paraqitje, Werder Bremen e ka falenderuar Milot Rashicën në faqen zyrtare në Twitter.

”Faleminderit dhe komplimente të mëdha për ty Milot!”, shkroi faqja e ekipit gjerman.