×
  • Sport
  • Sport

    Kevin Mbabu shqiptar?! Gafa e televizionit zviceran

    Reporteri
    27 Mars 2019 | 16:13

    Televizioni zviceran RTS e ka bërë një gafë duke e prezantuar futbollistin zviceran, Kevin Mbabu me flamur shqiptar


    Shqiptarët e kanë një hise në Zvicër për faktin se viteve të fundit ishin pikërisht futbollistët shqiptarë ata që e kanë bajtur barrën kryesore të Helvetikëve, shkruan Express.

    Andaj, Zvicra këto vite është identifikuar edhe me shqiptarë.

    Por, një televizion zviceran në gjuhën franceze e ka bërë një gafë mbrëmë.

    Duke e prezantuar futbollistin Kevin Mbabu, tek shiriti i emrit ky televizion e ka vendosur flamurin kombëtar shqiptar në vend të atij zviceran.

    Edhe në Botërorin 2018 futbollistët shqiptarë ishin protagonistë tek Zvicra. Andaj, Shqiponja dykrenore është bërë simbol i njohur edhe në shtetin Helvetik.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!