Pesëdhjetë e dy milionë dollarë. Aq u tregtua të shtunën mbrëma në tregun e Kalshi për UFC 328 në Newark, një shifër që përbën volumin më të madh të basteve për një luftë të vetme në historinë e MMA-së në këtë platformë.

Vetë shifra është një histori më vete.

Ajo që e bën edhe më të jashtëzakonshme është çfarë ndodhi me çdo dollar pasi Sean Strickland mposhti kampionin e pamposhtur Khamzat Chimaev me vendim të ndarë të gjyqtarëve (48-47, 47-48, 48-47), duke rikthyer titullin e UFC-së në kategorinë e mesme, shkruajnë mediat e huaja.

Reklamë

Grafiku i Kalshi-t, që u bë viral menjëherë pas meçit dhe tashmë ka arritur 16 mijë shpërndarje, paraqet raund pas raundi një nga befasitë më të mëdha të viteve të fundit në UFC. Chimaev e nisi meçin me 82 cent për aksion, ndërsa Strickland me 19 cent. Në momentin kur gjyqtari ngriti dorën e Strickland, shanset kishin kaluar në Strickland 99% dhe Chimaev 1%.

Shuma prej 52 milionë dollarësh për meçin mes Sean Strickland dhe Khamzat Chimaev konsiderohet rekord për MMA në platformën Kalshi. Vetëm pak javë më parë, UFC gjeneronte rreth 3 milionë dollarë në ditë për të gjitha meçet së bashku në këtë platformë, ndërsa kjo luftë arriti mbi 17 herë më shumë brenda një nate.

Sipas raportit, në Kalshi çmimet dhe shanset ndryshojnë vazhdimisht gjatë meçit, duke reflektuar reagimin e publikut raund pas raundi. Grafiku që u bë viral pas luftës paraqet lëvizjen e shanseve gjatë gjithë meçit.

Ndërkohë, bastoret tradicionale u përballën me humbje, pasi shumica e parave në DraftKings u vendosën te Strickland me kuotë +380. Raportohet se 63 për qind e shumës totale ishte në anën e tij, pavarësisht se Chimaev ishte favorit i madh para luftës.

Në fund, të 52 milionë dollarët e tregtuar gjatë meçit u mbyllën në favor të Sean Strickland pas fitores së tij me vendim të ndarë.

Reklamë

/Reporteri.net/