×
  • Sport
  • Sport

    Kjo është superpremia që Batatina i ka premtuar futbollistëve të Llapit për pesë ndeshjet e fundit

    Reporteri
    21 Prill 2019 | 17:28

    Llapi është pesë ndeshje larg titullit të kampionit. Skuadra e Tahir Batatinës asnjëherë në histori të klubit nuk ka qenë më afër trofeut të shumëkërkuar.


    Andaj, klubi është mobilizuar maksimalisht dhe nuk dëshiron t’i lë asgjë rastit.

    Për pesë ndeshjet e fundit kampionale, futbollistët e Llapit për çdo fitore do të kenë premi nga 1 mijë euro.

    Ky është vendim i trajnerit, Tahir Batatina, i cili në pesë ndeshjet që nga rikthimi i tij në stolin e skuadrës ka të gjitha fitore, duke pranuar vetëm një gol.

    Llapi aktualisht është dy pikë prapa liderit, Prishtinës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!