×
  • Sport
  • Sport

    Kjo i ndodh vetëm Liverpoolit: Podiumi i pa përdorur i festës së titullit vihet në shitje

    Reporteri
    13 Maj 2019 | 14:33

    Kampionati anglez u mbyll në mënyre spektakolare këtë sezon, me Manchester City dhe Liverpool që shkuan kokë më kokë deri në javën e fundit.


    Për pasojë, Premier League kishte marrë masat të dyja alternativat, si në rast se fitonte City, ashtu edhe nëse titulli shkonte bujshëm në Anfield.

    Në Brighton dhe Liverpool kishin udhëtuar dy podiume, që prisnin jashtë deri në përfundim të ndeshjes, me qëllim të liga angleze të ishte gati për festën e madhe për fituesin.

    Megjithatë, podiumet e blera për ta festuar titullin, në mënyrë sarkastike, kanë përfunduar në shitje.

    Liverpool ishte kampion vetëm për pak minuta, kur shënoi Mane dhe më pas kur Brighton kaloi për pak sekonda në avantazh, ndërsa më vonë erdhi përmbysja e Cityt.

    Pa titull prej 29 vitesh, Liverpool mbeti sërish spektator dhe nuk i mjaftuan as 97 pikë për të dalë kampion, ndërkohë që trofeu i vërtetë i titullit ishte në Brighton, sepse në Anfield u dërgua një kopje e trofeut, për çdo surprizë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!