Koha kur Fadil Vokrri shkatërronte Bullgarinë (VIDEO)

Kosova sot pret Bullgarinë në ndeshjen e vet të parë në kualifikimet për Euro 2020, në stadiumin që mban emrin e Fadil Vokrrit, legjendës së futbollit kosovar, Kryetarit shumë vjeçar të FFK-së dhe reprezentuesit të ish-Jugosllavisë.


Pikërisht si reprezentues i Jugosllavisë Vokrri dy herë ka luajtur Bullgarisë, në kuadër të kaulifikimeve për Kampionatin Botëror të vitit 1986.

Jugosllavia nuk ishte kualifikuar në atë Botëror, kurse Vokrri kishte luajtur në dy duelet më bullgarët, raporton Insporti duke iu referuar të dhënave zyrtare të FIFA-s.

Ndeshjet me Bullgarinë kishin përfunduar 0:0, në Beograd, ku Vokrri kishte luajtur startues dhe ishte zëvendësuar nga Darko Pancev ,më vonë fitues i Këpucës së Artë  në Evropë dhe 2:1 për bullgarët në Sofje, kur Vokrri ishte i përfshirë në golin e shokut dhe më vonë bashkë lojtarit të tij Milko Djurovskit.

Më poshtë mund ti shihni edhe pamjet nga dueli në Sofje.