Kombëtarja e Kosovës ka nisur sot përgatitjet për ndeshjet e “play-off”-it për kualifikim në Kupën e Botës, me fokus te gjysmëfinalja ndaj Sllovakisë, shkruan Reporteri.net.
Përzgjedhësi Franco Foda kishte në dispozicion 19 futbollistë në këtë seancë, ndërsa 6 të tjerë, që kanë qenë të angazhuar më shumë me klubet e tyre në ndeshjet e së dielës, zhvilluan stërvitje në palestër.
Seanca e radhës stërvitore mbahet nesër në orën 11:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”.
“Dardanët janë paraqitur të motivuar dhe me energji të lartë në seancën e parë stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke reflektuar seriozitetin dhe përkushtimin për këtë sfidë të rëndësishme”, thuhet në njoftimin e FFK’së./Reporteri.net