×
  • Sport
  • Sport

    Konfirmohet jetëgjatësia e lëndimit të Cristiano Ronaldos

    Reporteri
    26 Mars 2019 | 17:38

    Juventus ka konfirmuar sot se Cristiano Ronaldo ka kryer disa analiza në Portugali që kanë parë një dëmtim në muskujt fleksorë të kofshës së djathtë.


    Gjendja e yllit portugez do të monitorohet në ditët e ardhshme dhe kampioni europian do të bëjë sërish kontrolle për të vendosur kohët e rikuperimit, shkruan Reporteri.net

    Ronaldo u detyrua të largohet nga ndeshja Portugali – Serbi në minutën e 30-të për shkak të lëndimit.

    Por Ronaldo mëbrëmë kishte thënë se ai do të kthehet brenda dy javëve pasi ai e njeh më së miri trupin e tij dhe kjo nënkupton që Ronaldo do të jetë i gatshëm për ndeshjet çerekfinale ndaj Ajax./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!