×
  • Sport
  • Sport

    Albert Vallci në dilemë nëse të zgjedh Kosovën apo Shqipërinë

    Reporteri
    06 Maj 2019 | 22:10

    Mbrojtësi i Salzburgut, Albert Vallci e ka konfirmuar që Kosova dhe Shqipëria kanë bërë kërkesë që sigurojnë shërbimet e tij.


    Në një intervistë për Sky Sports Austria, 23 vjeçari ka deklaruar se do të jetë një zgjedhje e vështirë.

    “Teorikisht unë duhet të luaj për këto shtete. Trajneri i Kosovës është nga Zvicra, ai ka qenë këtu dhe më ka shikuar në një ndeshje. Është shumë vështirë të bëj një zgjedhje sepse duhet të marr një vendim të shpejtë” ka thënë Vallci.

    Në janar mbrojtësi shqiptar ishte transferuar te Salzburgu dhe gjatë kësaj periudhe ka qenë i pazëvendësueshëm në formacion.

    Këtë edicion Salzburgu fitoi titullin e 13-të kampion në Bundesligën e Austrisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!