Kosova ka fituar medaljen e dytë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Xhudistja Fatjona Kasapi ka siguruar medaljen e bronztë në kategorinë deri në 52 kilogramë, duke u renditur e treta.

Në duelin për medaljen e bronztë, Kasapi mposhti italianen Gaia Stella, duke triumfuar me “Yuko”.

Reklamë

Medalja e Kasapit vjen një ditë pasi boksierja kosovare Donjeta Sadiku fitoi medaljen e artë në kategorinë deri në 60 kilogramë.