Çekia ka mposhtur në Pragë në ndeshjen miqësore Kosovën me rezultat 2-1, shkruan Reporteri.net.
Çekët në pjesën e parë shënuan dy gola të cilat në fund dolën të ishin të fitores, kurse Kosova e shënoi një në 45-minutat e dytë.
Për çekët shënuan Ladra në minutën e 12’të dhe Hlozek në minutën e 32-të.
Golin e vetëm për Kosovën e shënoi Lindon Emërllahu në minutën e 81-të. /Reporteri.net/.