Është publikuar renditja më e re e FIFA-s për muajin mars.


Kombëtarja e Kosovës ka shënuar ngritje për  tri pozita, pas dy barazimeve në shtëpi me Danimarkën dhe Bullgarinë.

Kosova tani ndodhet në vendin 127 në botë.

Reklamë

Ndërkohë në anën tjetër, humbja me Turqinë ka lënë pasoja për Kombëtaren e Shqipërisë.

Kuqezinjtë janë renditur në vendin e 62-të.

Ndërkohë Belgjika mbetet në krye të listës, e ndjekur nga Franca dhe Brazili. Anglia i ka marrë vendin Kroacisë, ndërsa Uruguaji zbriti Portugalinë në vendin e shtatë.