Kosova po merr pjesë për herë të parë në IBSA Judo Grand Prix në Astana të Kazakistanit, në disiplinën e xhudos për personat e verbër, përmes sportistit Ardian Sopa.
Me këtë pjesëmarrje, flamuri i Kosovës është bërë pjesë e një prej ngjarjeve më të rëndësishme ndërkombëtare në sportin paralimpik, ka njoftuar Komiteti Paralimpik i Kosovës.
Ardian Sopa në këtë garë po shoqërohet nga trajneri i tij, Anton Cena, i cili prej kohësh është i angazhuar në përgatitjen dhe zhvillimin sportiv të xhudistit kosovar.
Pjesëmarrja e Kosovës në mesin e shteteve pjesëmarrëse konsiderohet një hap i rëndësishëm për promovimin e sportit paralimpik dhe prezantimin e vendit në arenën ndërkombëtare sportive.