Kombëtarja e Kosovës do të zbresë sonte në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri” për ndeshjen miqësore ndaj Andorrës, e cila nis nga ora 20:00.

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka vendosur t’u japë hapësirë disa futbollistëve të rinj, ndërsa kapiten i ekipit do të jetë Mërgim Vojvoda.

Formacioni startues i Kosovës:

Reklamë

Në portë: Bekaj.

Në mbrojtje: Vojvoda, Krasniqi, Hajdari, Gallapeni.

Në mesfushë: Emërllahu, Avdullahu, Jashari

Në sulm: Zabërgja, Asllani, Rrahmani.

“Dardanët” synojnë të mbyllin me fitore këtë grumbullim të qershorit para tifozëve të tyre, ndërsa ndeshja ndaj Andorrës do t’i shërbejë stafit teknik për të testuar alternativa të reja dhe për t’u dhënë minuta lojtarëve të rinj.

Reklamë