×
  • Sport
  • Sport

    Kosova sot shënon historinë

    Reporteri
    25 Mars 2019 | 10:08

    Kosova sot nisë kapitullin më të ri në sport, atë të ndeshjeve kualifikuese për Europianin e ardhshëm që do të mbahet në vitin 2020.


    “Dardanët” sot presin në stadiumin “Fadil Vokrri” Bullgarinë, ndeshje e cila fillon nga ora 20 : 45, e cila sipas trajnerit të Kosovës, Bernard Challendes, nuk është aspak kundërshtarë i lehtë, shkruan Reporteri.net

    “Ndeshja ndaj Bullgarisë do të jetë shumë e vështirë. Ata janë fizikisht shumë të fortë dhe do të ketë luftë për çdo top” kishte thënë Challendes dje në konferencë për media.

    Ai nuk kishte hezituar të tregojë se Kosova nuk e ka në planë të luajë lojë të bukur për sy, vetëm që ti kënaqë tifozët.

    “Nëse ju mendoni se, në rregull, Danimarka është më e mirë se Bullgaria dhe ne mund të luajmë tiki-taka kundër tyre atëherë më duhet të ju them se jeni shumë gabim, sepse nëse ekipi mendon në këtë mënyrë nuk do t’i kemi punët mirë” ka shtuar tutje Challandes.

    Kosova është në grup edhe me “tre luanët” e Anglisë, Malin e Zi dhe Republikën Çeke./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!