×
  • Sport
  • Sport

    Kosovari që qëlloi saktë rezultatin e ndeshjes ndaj Danimarkës

    Reporteri
    22 Mars 2019 | 11:54

    Jo shumë tifozë kishin pritur rezultat të mirë në ndeshjen ndaj Danimarkës, pasi që ekipi danez është i radhitur në pozitën e dhjetë në renditjen e FIFA-s, plot 120 vende më lart se Kosova.


    Megjithatë, një tifoz, Rinor Kutllovci, e parashikoi saktë rezultatin e ndeshjes së mbrëmshme. Këtë parashikim, ai e bëri në llogarinë e tij në Twitter, ku shkroi rreth gjashtë orë para fillimit të ndeshjes, raporton Express.

    “2-2 kryhet loja se e kom njerin aty unë hahahahahahhaha”, shkroi kosovari në llogarinë e tij në Twitter.

    Dhe ndeshja përfundoi pikërisht ashtu siç kishte parashikuar Kutllovci, përkundër që bastoret e kishin favorizuar Danimarkën për këtë ndeshje.

    Me këtë barazim ndaj ekipit danez, Kosova e vazhdon ecurinë e ndeshjeve pa pësuar disfatë, e cila tani po vazhdon që 11 ndeshje. Ndërsa, tani kosovarët do të tentojnë ta përmirësojnë edhe më shumë këtë rekord, në ndeshjet kualifikuese për EURO 2020.

    Kosova e mbylli pjesën e parë duke qenë në epërsi me rezultat 1:0, pas golit të shënuar nga qendërmbrojtësi Amir Rrahmani, në minutën e 42-të të ndeshjes.

    Megjithatë, pjesa e dytë e kësaj ndeshjeje miqësore erdhi me tri gola të tjera. Fillimisht ishin danezët ata që e barazuan rezultatin, përmes Christian Eriksenit, i cili u tregua i saktë nga pika e penalltisë në minutën e 63-të të ndeshjes.

    Vetëm tre minuta iu deshën djemve të Bernard Challandes për t’iu kundërpërgjigjur këtij goli. Në minutën e 66-të, Bersant Celina e kaloi Kosovën përsëri në epërsi.

    Megjithatë, “Dardanët” nuk arritën ta mbajnë rezultatin deri në fund të ndeshjes dhe danezët e nxorën një barazim përmes golit të shënuar nga Pierre-Emile Hojbjerg, në minutën e 91-të.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!