×
  • Sport
  • Sport

    Kosovë-Bullgari, UEFA: Një sfidë që nuk duhet humbur

    Reporteri
    24 Mars 2019 | 22:09

    Kosova nesër (e hënë) nis rrugëtimin për kualifikimet në EURO 2020.

    Ndeshjen e parë e luan si vendas ndaj Bullgarisë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

    UEFA këtë ndeshje e cilëson si një përballje që nuk duhet humbur.

    “Kosova ka shkëlqyer në Ligën D të Ligës së Kombeve duke përfunduar në krye të grupit pa humbje, falë rezultateve, si fitorja prej 4-0 kundër Azerbajxhanit në shtëpi”.

    “Duke munguar në fazën finale që nga ‘Euro 2004’, Bullgaria po kalon një periudhë jo të mirë dhe luajti baras ndaj Malit të Zi të premten. A do ta shfrytëzojë përparësinë në Prishtinë, Kosova që po fluturon lartë?”, ka shkruar UEFA në faqen e tyre zyrtare. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!