Kryetari i tifo-grupit “Dardanët”, Lulzim Berisha ka kërkuar aktivizimin e Prokurorisë dhe Policisë lidhur me shitjen e biletave për ndeshjen ndaj Turqisë në tregun e zi.

Berisha ka bërë të ditur se për ndeshjen që do të zhvillohet të martën në “Fadil Vokrri” nuk ka asnjë biletë në dispozicion dhe se biletat në sektorin e “Dardanëve” janë vetëm për anëtarët e grupit.

Ai ka kërkuar hetime nga Prokuroria e Policia lidhur me dyshimet se biletat në tregun e zi janë duke iu shitur tifozëve kundërshtarë.

Reklamë

“E kuptojmë interesimin marramendës, me përmasa të paimagjinueshme, për të siguruar bileta për ndeshjen ndaj Turqisë, mirëpo duam t’ju njoftojmë që te sektori ynë i Dardanëve nuk ka më asnjë në dispozicion. Biletat i kemi për anëtarët tanë, që kanë bërë anëtarësimin vjetor. Po ashtu, jemi të shqetësuar nga zërat që po qarkullojnë se biletat e Kosovës po shiten në tregun e zi dhe po përfundojnë te tifozët mysafirë”, thuhet në një reagim të tij në Facebook.

Postimi i tij i plotë:

REAGIM

E kuptojmë interesimin marramendës, me përmasa të paimagjinueshme, për të siguruar bileta për ndeshjen ndaj Turqisë, mirëpo duam t’ju njoftojmë që te sektori ynë i Dardanëve nuk ka më asnjë në dispozicion. Biletat i kemi për anëtarët tanë, që kanë bërë anëtarësimin vjetor. Po ashtu, jemi të shqetësuar nga zërat që po qarkullojnë se biletat e Kosovës po shiten në tregun e zi dhe po përfundojnë te tifozët mysafirë.

Ju lutemi që ta respektoni peshën historike të ndeshjes dhe mos lejoni që të ndryshojë përbërja e tifozëve në stadium. Për këto zhvillime, ftojmë organet e rendit që t’i hetojnë ata që po i keqpërdorin biletat në tregun e zi dhe të ndalet kjo marrëzi.

Reklamë

Kosova, të martën, llogarit shumë edhe në zërin e tifozëve të vet. Ai duhet të ruhet uniform, nga veriu në jug dhe nga perëndimi në lindje. Nuk ka asnjë interes më të madh sesa interesi i Republikës, i cili është që ta sigurojmë ëndrrën verore drejt Kupës së Botës 2026.

Edhe njëherë, ftojmë Policinë e Kosovës, në bashkëpunim me organet tjera të rendit dhe drejtësisë, të reagojnë ndaj keqbërësve.