×
  • Sport
  • Sport

    Kundërshtari e paralajmëron Haxhi Krasniqin para meçit të 11 majit

    Reporteri
    08 Maj 2019 | 15:34

    Stefan Hartel është i bindur se do ta fitojë duelin me Haxhi Krasniqin, për t’ia marrë atij brezin e artë të kampionit evropian në boksin profesionist, në meçin e së shtunës në Gjermani.


    Haxhi Krasniqi do të boksojë këtë të shtunë me boksierin gjerman, Stefan Hartel, në meçin që do të zhvillohet në Magdeburg të Gjermanisë, shkruan Gazeta Express.

    Boksieri kosovar do të mundohet ta mbrojë titullin e kampionit evropian në boksin profesionist në meçin e 11 majit.

    Mirëpo, kundërshtari i tij, Hartel, i cili në karrierë ka 17 fitore e 1 humbje, e ka paralajmëruar boksierin junikas se do ta mposhtë të shtunën.

    “Lufta me fjalë, nuk çon peshë për mua. Unë do ta mposht Robinin në ring me aftësitë e mia teknike. Jam më i fokusuar dhe ushtrimet e mia e kanë moton: ‘ushtro fort, por mençur’. Unë nuk kam nevojë t’ia tregoj askujt trupin tim me zinxhirë hekuri të rëndë. Unë nuk kam qenë kurrë më parë më ‘fit’ sesa para këtij meçi dhe e di se si ta shfrytëzojë këtë mundësi”, ka thënë boksieri gjerman.

    Meçi ndërmjet Krasniqit dhe Hartel do të zhvillohet të shtunën mbrëma, duke filluar rreth orës 23:00.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!