Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar ekipin kosovar të xhudos për suksesin e radhës në garat e zhvilluara në Taranto.
Kurti ka vlerësuar punën, sakrificën dhe përkushtimin e sportistëve kosovarë, duke theksuar edhe kontributin e stafit dhe ekipit që prej vitesh punon për zhvillimin e xhudos në Kosovë.
Ai ka uruar kryemjeshtrin Driton Kuka, trajneren Majlinda Kelmendi dhe gjithë ekipin kosovar të xhudos për rezultatet e arritura.
Postimi i tij:
Edhe pesë medalje për Kosovën!
Pesë medalje, në një sport. Patjetër që në xhudo. Nga Taranto, Laura Fazliu po kthehet me medalje të argjendtë, ndërsa Akil Gjakova, Flaka Loxha, Fatjona Kasapi dhe Shpat Zekaj me medalje të bronzta.
Pas këtij suksesi qëndron shumë punë, sakrificë e përkushtim i sportistëve tanë, por edhe i një ekipi të tërë që prej vitesh punon çdo ditë për ta mbajtur xhudon e Kosovës mes më të mirëve.
Urime Kryemjeshtrit Driton Kuka, trajneres Majlinda Kelmendi dhe gjithë ekipit tonë të xhudos.
Nga një garë në tjetrën, nga një brez në tjetrin, xhudoja vazhdon t’i sjellë Kosovës medalje, emocione dhe krenari.
Urime të gjithëve
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.




