Qeveria e Kosovës sot ka miratuar vendimin për ndarjen e 500 mijë eurove për Kombëtaren e Kosovës në Futboll, shumë kjo e cila ishte premtuar më herët.
Ky vendim është marrë në mbledhjen që Qeveria e ka mbajtur sot, shkruan Reporteri.net
“Qeveria e Kosovës ka miratuar në mbledhjen e sotme vendimin sipas të cilit ka ndarë 500 mijë euro për Kombëtaren e Kosovës në Futboll”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Në njoftimin e Qeverisë nuk është specifikuar se për çka do të ndahet kjo shumë por sipas të gjitha gjasave kjo do të jetë për shkak të triumfit në Ligën e Kombeve./Reporteri.net