×
  • Sport
  • Sport

    Ky është ekipi i ardhshëm i Donis Avdijajt

    Reporteri
    27 Mars 2019 | 15:46

    Donis Avdijaj, që u përjashtua nga ekipi holandez i Willem II, është afër të transferohet në ekipin italian të Pescaras.


    Klubi holandez e arsyetoi vendimin për përjashtimin e tij duke thënë se 22-vjeçari nuk është i aftë për të qenë pjesë e skuadrës në pjesën e dytë të kampionatit, shkruan Reporteri.net

    Futbollisti 22-vjeçar, që nuk u grumbullua për ndeshjet e fundit të Kosovës, është në prova me skuadrën e Serie B – rangut të dytë të kampionateve në futbollin e Italisë.

    Ai pritet që fillimisht të testohet te klubi italian, para se të vlerësohet dhe të vendoset nëse do të bëhet pjesë e ekipit./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!