×
  • Sport
  • Sport

    Ky është formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Turqisë

    Reporteri
    22 Mars 2019 | 17:29

    Shqipëria do të përballet sonte në mbrëmje me Turqinë, në sfidën e parë të edicionit eliminator “Euro 2020”, ndërsa trajneri Christian Panucci në seancën e fundit stërvitore, ka marrë përgjigje për dilemat e fundit në lidhje me formacionin.


    Kështu mesfushori i thirrur për të zëvendësuar Andi Lilën, Ylber Ramadani nuk ia ka dalë të vihet në dispozicion të Panuccit për sfidën e sotme, ndërsa do të tentohet rikuperimi i tij për sfidën ndaj Andorrës.

    Por një lajm i mirë erdhi nga sulmuesi Armando Sadiku, i cili konfirmoi dje në stërvitje se është plotësisht gati për sfidën e nesërme dhe se tashmë mbetet në dorë të Panuccit, nëse do të luajë nga minuta e parë apo jo, raporton Super Sport.

    Formacioni i mundshëm i Shqipërisë: Berisha; Hysaj, Gjimshiti, Ismajli, Veseli, Xhaka, Memushaj, Abrashi, Uzuni, Grezda, Sadiku.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!