×
  • Sport
  • Sport

    Ky është stadiumi ku do të zhvillohet ndeshja Angli – Kosovë

    Reporteri
    03 Prill 2019 | 17:49

    Federata e Futbollit të Anglisë është ende duke e shqyrtuar çështjen se ku do të luhet ndeshja mes Anglisë dhe Kosovës.


    Mediat angleze së fundi kanë raportuar se kjo ndeshje e vlefshme për kualifikimet e Euro 2020 mund të luhet në stadiumin e skuadrës së Southampton, “St. Mary”, shkruan Reporteri.net

    Kombëtarja angleze zakonisht i zhvillon ndeshjet në “Wembley” por javë më parë Federata Angleze kishte konfirmuar se ndeshja nuk do të luhej në këtë stadium.

    Stadiumi i Southampton ka një kapacitet prej 32,384 ulësesh. Ndeshja do të luhet më 10 shtator të këtij viti./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!