Mesfushori i Belgjikës, Kevin de Bruyne, njëherit futbollist i Manchester Cityt beson se Anglia do të shpallet kampion Evropian në vitin 2020, shkruan Reporteri.net.
“Iu kam thënë anglezëve disa javë më parë se duhet ta fitoni Evropianin dhe mendoj se janë favorit, së bashku me Francën. A do të fitojnë? S’e di, sepse vetëm një ekip mund të fitojë, por kanë shanse për t’i bërë mirë gjërat në 10 vitet e ardhshme”, ka deklaruar De Bruyne.
Anglia, është në Grupin A së bashku me përfaqësuesen tonë, Kosovën si dhe Malin e Zi, Bullgarinë e Çekinë.
Kujtojmë se Kosova do të përballet me Anglinë për eliminatoret EURO 2020 në shtator si mysafirë dhe më pas në nëntor, në ndeshjen kthyese dhe të fundit të kualifikuesve në stadiumin “Fadil Vokrri”. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.