×
  • Sport
  • Sport

    Ky futbollist i ri është bërë yll botëror, shkaku se me qëllim humbi këtë penalti

    Reporteri
    27 Mars 2019 | 17:12

    Ju kurrë më parë nuk keni dëgjuar për Beknaz Almazbekov, por ai tani është bërë një yll në botën e futbollit, dhe të gjithë po e duartrokasin.


    Ai është një futbollist 13 vjeçar te të rinjt e Galatasarayt, ndaj të cilit në ndeshjen kundër rivalëve të Instanbulspor u akordua një penalti nga gjyqtarja e ndeshjes.

    Ndërsa, veprimi i të riut pas akordimit të penaltisë është bërë lajm në të gjitha mediat e mëdha botërore.

    Edhe pse gjyqtarja e ndeshjes akordoi penalti, futbollisti i ri nuk u pajtua me vendimin pasi e dinte se nuk u rrëzua nga ndërhyrja e lojtarit kundërshtar, por nga rrëshqitja në fushë, përcjell reporteri.net.

    Ai mori të ekzekutojë penaltinë, por atë e humbi qëllimisht, duke e gjuajtur jashtë portës, vendim që u duartrokit edhe nga lojtarët kundërshtarë, por edhe nga të gjithë ata që e panë këtë veprim të tij në media.

    Pra, ky djalë meriton respekt, për fer play’in e treguar. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!