Edon Zhegrova mund të jetë një nga lojtarët për të cilët Juventusi do të vlerësojë ofertat gjatë afatit kalimtar të verës.
Sipas raportimit të La Gazzetta dello Sport, drejtuesit bardhezinj po analizojnë situatën e disa futbollistëve të blerë në verën e vitit 2025, pas një sezoni që nuk i përmbushi pritshmëritë.
Mediumi italian shkruan se Zhegrova ka vuajtur nga mungesa e minutave dhe problemet fizike, duke grumbulluar pak paraqitje gjatë sezonit. Për këtë arsye, Juventusi po shqyrton opsionet e mundshme për të ardhmen e tij, ndërsa një huazim përmendet si një nga skenarët e mundshëm.
Sipas La Gazzetta dello Sport, në të njëjtën situatë ndodhen edhe Lois Openda, Jonathan David dhe Joao Mario, me klubin që pritet të marrë vendime për secilin rast gjatë merkatos së verës.