×
  • Sport
  • Sport

    Lajm i keq për Kosovën, konfirmohet mungesa e mbrojtësit kryesor

    Reporteri
    23 Mars 2019 | 18:09

    Kosova zhvillon ndeshjën e parë eliminatore për “Euro 2020” kundër Bullgarisë të hënën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

    Tashmë ështe konfrimuar mungesa e supermbrojtësit, Benjamin Kololli i cili për shkak të lëndimit nuk ka mundur të riaftësohet me kohë për sfidën e së hënës, shkruan Reporteri.net

    Lajmin e ka konfirmuar edhe Arbër Zeneli në një intervistë dhënë mediave pas stërvitjes së sotme.

    “Ky është futbolli, normalisht që kemi edhe lojtarë tjerë të mirë siç është Leart Paçarada. Kemi mbrojtës të tjerë që mund të luajnë në atë pozitë por une shpresoj që ai të rikthehet sa më shpejtë në fushë” ka thënë Zeneli.

    Kosova poashtu do të jetë edhe pa mesfushorin kryesor të skuadrës, Valon Berisha i cili mungon për shkak të lëndimit./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!