Legjenda e Liverpoolit dhe futbollit skocez, Sir Kenny Dalglish, ka konfirmuar se është duke iu nënshtruar trajtimit për kancer në moshën 75-vjeçare. Ish-sulmuesi e bëri publik lajmin pa dashje përmes një postimi në rrjetet sociale, i cili më vonë u fshi.
“Trajtimi po shkon mirë. Do të kisha preferuar që kjo të mbetej çështje private, por aftësitë e mia të dobëta me teknologjinë më detyruan ta bëj publike”, tha Dalglish në një deklaratë.
Ikona e Liverpoolit falënderoi stafin mjekësor për kujdesin e treguar, ndërsa klubi anglez shprehu mbështetjen e plotë për të dhe familjen e tij, raporton DailyMail Sports
Dalglish konsiderohet një nga figurat më të mëdha në historinë e Liverpoolit, me 172 gola në 515 paraqitje si lojtar dhe një mori trofesh si futbollist dhe trajner.
