×
  • Sport
  • Sport

    Legjenda serbe e futbollit: Francezët e vendosën flamurin e Kosovës në katedrale, Zoti i dënoi!

    Reporteri
    16 Prill 2019 | 11:53

    Legjenda serbe e futbollit, Dusan Savic, përmes një postimi në Instagram i ka “goditur” francezët pas flakës që e kaploi katedralen Notre-Dame de Paris.


    Legjenda serbe dhe e Crvena Zvezdës ka folur për flakën që e ka përshkuar katedralen “Notre-Dame de Paris”, e cila u shkatërrua thuajse tërësisht.

    Ai e ka përmendur një rast të gjashtë muajve më parë kur në këtë katedrale, gjatë festimit të fitores në “Luftën e Madhe”, ishte vendosur flamuri i Republikës së Kosovës.

    Sipas tij, Zoti është i madh dhe ua ktheu francezëve këtë padrejtësi që e kishin bërë, pasi konsideron se shteti i Kosovës nuk duhet të ekzistojë.

    “Francezë, a e mbani në mend 11 nëntorin 2018, në 100 vjetorin e fitores në ‘Luftën e Madhe’. Në katedrale ju e vendosët flamurin e shtetit të vetëshpallur dhe vetëquajtur narko – terrorist të Kosovës? Kush ishte përkrah presidentit tuaj? Unë e pash një shqiptar terrorist, po ju? Me mendjen në kokë, Zoti është i madh dhe sheh gjithçka”, ka shkruar Savic, ndërkohë që këtij postimi ia ka përcjellë fotografinë e Notre Dame në flakë.

    Mediat serbe e kanë lidhur edhe Kosovën me një sulm eventual terrorist në shkatërrimin e kësaj katedraleje historike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!