×
  • Sport
  • Sport

    Leksion futbolli, Guardiola tregon pse është një nga trajnerët më të mirë në botë

    Reporteri
    05 Prill 2019 | 14:50

    Pep Guardiola tregon edhe njëherë tjetër se pse është një nga trajnerët më të suksesshëm në botë.


    Një video e publikuar në rrjetat sociale tregon një pjesë të stërvitjes së Manchester Cityt. Bëhet fjalë për sezonin e kaluar ku Manchester City u shpall kampioni i Anglisë. Edhe pse skuadra e tij është 16 pikë larg nga vendi i dytë dhe shumë pranë titullit kampion Guardiola motivon skuadrën në një mënyrë spektakolare.

    I irrituar me skuadrën për shkak të një ushtrimi të bërë jo në mënyrën e duhur, Guadiola i drejtohet lojtarëve: “Nuk jemi ende kampion, tani në mars kampion është Çelsi që e ka fituar titullin në mënyrë të pabesueshme, jo ne.  Mund ta fitojmë ne, por për momentin janë ata kampion. Janë edhe dy ndeshje për t’u luajtur, mos jini të lodhur, duhet të shpalleni kampion sepse tani janë ata kampionët. E kemi provuar miliona herë këtë lëvizje. E fundit, shkojmë”, thotë ndër të tjera trajneri i Manchester Cityt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!