×
  • Sport
  • Sport

    Lëndohet Messi, rrezikon përballjen kundër Manchester United në Ligën e Kampionëve

    Reporteri
    23 Mars 2019 | 19:18

    Lionel Messi është rikthyer para kohë nga Kombëtarja e Argjentinës pasi ka pësuar një lëndim muskular.

    Leo Messi luajti në miqësoren që Argjentina e zhvilloi ndaj Venezuelës dhe e humbi në shtëpinë e tyre me rezultat 1-3, shkruan Reporteri.net

    Lajmin e ka konfirmuar edhe faqja zyrtare e Barcelonës ku thuhet se Messi nuk mund të luaj në ndeshjen e dytë që Argjentina e zhvillon ndaj Marokos të martën, pasi ka pësuar dëmtim muskular.

    Messi pritet që sot t’iu nënshtrohet testeve mjeksore tek skuadra e tij amë për të parë shkallën e lëndimit dhe se a është në rrezik që ta humbë ndeshjen ndaj Manchester United në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!